Kronikë

Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri

Policia e Kosovës

Për një javë në rajonin e Prishtinës Policia ka sekuestruar 16 armë zjarri.

Sipas një njoftimi të Policisë armët kanë qenë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu thuhet se janë sekuestruar edhe si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu thuhet se zyrtarët policorë gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara kanë realizuar 164 urdhëresa të gjykatës. Prej tyre thuhet se 45 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime. 

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.

Në po të njëjtën periudhë kohore thuhet se janë shqiptuar 4211 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor. 

“Prej tyre 934 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet në njoftim.