Tre persona, njëri prej tyre i mitur, janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit kanë sulmuar njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta dhe një thikë. Mjetet e përdorura janë konfiskuar si prova materiale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë tre personat kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar.