Pesë persona janë arrestuar të mërkurën paradite në fshatin Dobresh të Vitisë, nën dyshimin për vrasje në tentativë.
Sipas Policisë, të dyshuarit, janë përfshirë në një rrahje mes vete, gjatë së cilës kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë e përleshjes, të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.