Pesë persona kanë mbetur të lënduar pasditen e sotme pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën Gjilan-Kamenicë, saktësisht në dalje të fshatit Kmetoc.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, derisa një prej tyre është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 15:50 policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan Kamenicë në dalje të fshatit Kmetoc, Komuna Gjilan. Nga hetimet e para njoftohet se në aksident janë të përfshira dy vetura, ku pesë persona kanë marrë lëndime trupore, të cilët me ndihmën e shpejtë janë dërguar në Emergjencën e spitalit Rajonal në Gjilan, ku me pas njëri prej tyre transferohet në QKUK për trajtim të mëtejmë, ndërsa katër të tjerët janë liruar”, ka deklaruar Hashani.
Sipas njoftimit, policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te ky aksident.