Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, përfshihet edhe një veturë e Policisë

Aksident

Foto: Ilustrim

Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht në fshatin Rudar.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportit policor, në aksident kanë pësuar lëndime tre persona nga automjeti civil dhe dy zyrtarë policorë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e stafit shëndetësor.

Fillimisht, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug. Po ashtu, në vendin e aksidentit kanë intervenuar zjarrfikësit dhe stafi mjekësor emergjent nga Mitrovica e Jugut.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.