Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, tri armë u gjetën në vendngjarje e të tjera gjatë bastisjeve

podujeve

Tre prej personave të plagosur të enjten në Podujevë janë cilësuar si të dyshuar. Një i plagosur i katërt ishte kalimtar i rastit. 

Policia në raportin 24-orësh bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kishte gjetur tri armë zjarri. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë. 

“Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovarë (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policor dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja”, thuhet në raport.