Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plava thotë se nuk e ka kryer vrasjen: U morëm vesh me Murselin që unë ta marr përgjegjësinë

Plava

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, është deklaruar sot para gjykatës lidhur me rastin. Ai ka thënë se vrasja është porositur nga Naim Murseli dhe ka thënë se tërhiqet nga deklarata e tij e dhënë në Polici pas vrasjes, ku kishte deklaruar se vetë kishte shtënë në pasagjerin që ishte në veturë më të akuzuarit tjetër Naim Murseli. 

Në deklaratën e dhënë të enjten ai ka thënë se me Murselin ishin marrë vesh që ky vetëm ta merrte përgjegjësinë për vrasjen dhe se ai asnjëherë nuk i ka treguar se kush ishte viktima. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se është pajtuar vetëm ta marrë përgjegjësinë, duke besuar se do të vritej një person i nacionalitetit serb ose boshnjak, por ka thënë se ai nuk e ka kryer vrasjen. 

“Naimi me kë e ka kryer vrasjen, për të cilën unë kam pas me pranu fajësinë, nuk e di”, është shprehur Plava.

Krejt në fund të dëshmisë, para se të deklarohet se do të mbrohet në heshjtje tash e tutje, Plava ka thënë se në momentin kritik është ndalur rreth 15-20 metra larg nga vetura ku ishte viktima dhe Murseli. Shton se e ka dëgjuar krismën e armës dhe në ato momente ka shkuar Murseli, ia ka hedhur armën afër dhe i ka thënë “zhduku”.

“Unë jam ndal me prit ku më ka thënë ky, kam dal nga kerri edhe kam prit. Ky si e ka pa kerrin tem, u ndal rreth 10-15 metra, u ndal dhe e kam pa si shpejt, e kam dëgju krismën e armës, ka ardh vrap edhe ma ka gjuajt armën dhe më ka thënë ik zhduku. Si u ndal kerri unë e kam dëgju krismën. Unë hypa shpejt në kerr dhe ika në shtëpi", ka thënë Plava.

Sipas deklaratës së tij, Murseli i kishte thënë se brenda dy vjetësh do ta nxirrte nga burgu, duke i thënë se ai e dinte se çfarë pushteti kishte.

Plava gjithashtu deklaroi se i ishin ofruar para, një pagë prej 1300 eurosh dhe një veturë e tipit “G-Class”. Ai shtoi se kishte pyetur se kush ishte personi që do vritej, por nuk kishte marrë përgjigje, përveç kërkesës që të merrte përgjegjësinë për veprën.

“E njoh edhe Kushtrimin edhe Naimin. Kushtrimin e njoh më shumë, pasi ka qëndruar më shpesh në fshat, ndërsa Naimin e kam njohur, por jo shumë, sepse nuk kam pasur shumë kontakte me të. Kur vinte gjithmonë në pushim, ishte si një njeri ‘bos’, me vetura të mira. Ka pasur një jetë shumë të mirë dhe ne, si të rinj, e kemi pasur privilegj të rrimë me Naimin. Para kësaj ngjarjeje jemi takuar 7-8 herë me Naimin për marrëveshje, deri në ditën kritike. Unë nuk e di kush ka qenë personi që do ta kryente rastin dhe për të cilin unë do të merrja përgjegjësinë. Të nesërmen në mëngjes e kam marrë vesh që viktima ka qenë gruaja e tij dhe më pas nuk kam ditur çfarë të bëj. Më vjen keq për atë rast që ka ndodhur, sepse ai më kishte thënë se ishte ose shkinë, ose boshnjake, dhe e ndryshonte këtë deklarim”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Naim Murseli

Murseli: Armën e blemë sepse Plava me tha që e shet dyfish të nesërmen

(Tekst i përditësuar) - Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj,...