Kronikë

Policia në Gjilan lokalizion katër sera me kanabis

Policia në Gjilan lokalizion katër sera me kanabis

Artikull i përditësuar (19:14) - Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksionin në rajonin e Gjilanit të shtunën ka lokalizuar një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të këtij rajoni.

Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në fazë të mirë zhvillimi, ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin janë konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshmi të tjera, ndërsa Policia ka thënë se shkatërrimi i lëndëve do të bëhet në koordinim me organet tjera të drejtësisë.


Policia e AKI-ja me aksion antidroge në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës të Inteligjencës kanë zhvilluar aksion të gjerë në luftimin e lëndëve narkotike në rajonin e Gjilanit.

Fadil Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se me këtë rast janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e drogës.

Tre persona janë arrestuar deri më tash dhe është sekuestruar një armë zjarri, ka bërë të ditur ai.

Operacioni, në të cilin një rol kyç ka luajtur AKI-ja në identifikimin e personave të arrestuar dhe identifikimin e lokacioneve, është duke vazhduar, ka konfirmuar Hoti.