Kronikë

Policia i konfiskon 14 armë një 26-vjeçari në Viti

konfiskim i armëve

Armët e konfiskuara

Policia e Kosovës të premten ka njoftuar për konfiskimin e 14 armëve në një shtëpi banimi dhe objektet përcjellëse në Viti. Për rastin është arrestuar 26-vjeçari me inicialet B.B.

Sipas njoftimit, Policia ka konfiskuar 13 revole të tipi Zoraki dhe një armë të gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm. Janë konfiskuar 42 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”: