Kronikë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre grave, dyshohen për një vjedhje

vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa grave që dyshohen për një rast të vjedhjes që thuhet se ka ndodhur në Prizren më 8 shtator. 

Njëra prej tyre dyshohet se i ka marrë kuletën një gruaje e cila e kishte lënë atë në tokë derisa po bënte fotografi në një qendër tregtare. 

Rasti është cilësuar si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

“Me datën 08.09.2025 rreth orës 12:40 e dëmtuara femër, derisa ishte duke bërë fotografim në hapësirën e jashtme të qendrës tregtare ‘ABI Çarshia’ në Rr. Ekrem Rexha në Prizren e njëjta kishte harruar kuletën e saj në tokë, ndërsa kur është kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur se kuleta e saj nuk gjendet më aty. E njëjta përmes sigurimit të qendrës ka shikuar kamerat e sigurisë, ku ka vërejtur se një grup të personave të gjinisë femërore ndalen afër kuletës saj dhe njëra nga ato e merr kuletën, e së bashku largohen nga qendra. Në bazë të veprimeve hetimore kemi siguruar disa fotografi të personave të dyshuar nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tyre”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Polici ka kërkuar që kushdo që ka informata apo di diçka për vendndodhjen e tyre të raportojnë policinë  në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.