Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar të martën në Gjilan.
Sipas Policisë, një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas dëshmive fillestare, viktima jetonte i vetëm.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.