Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimin për vdekjen e një burri në Pejë

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë, mbrëmjen e së premtes, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 18 korrik 2026, rreth orës 21:40.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Policia ka iniciuar rastin si "Hetim i vdekjes" dhe po vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.