Kronikë

Policia po e heton vdekjen e një burri në Malishevë, i biri e gjeti të rrëzuar

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Malishevë që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje. 

Djali i viktimës ka njoftuar policinë se pasi ka dal nga një barnatore e ka para që babai i tij ishte rrëzuar. 
Në raportin e Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare. 

“Dëshmitari m/k ka njoftuar se pasi që ka dal nga një barnatore ka vërejtur se prindi i tij viktimë m/k ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.