Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri në Suharekë, i cili të hënën thuhet se është dërguar pa shenja jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete në QKMF Suharekë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas Policisë rasti po vazhdon të hetohet.