Kronikë

Policia po e kërkon këtë person nga Graçanica

Person i kërkuar

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi në Graçanicë që dyshohet për veprën penale “vjedhje”.

Autoritetet policore kanë publikuar imazhe të të dyshuarit me qëllim identifikimi, ku kërkuan bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e tij.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin policor.

Policia tha se mund ta lajmëroni çfarëdo informacioni që keni mbi të dyshuarin.