Kronikë

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Arian Qelaj Yll Qelaj Altin Qelaj

Arian Qelaj, Yll Qelaj, Altin Qelaj po kërkohen nga policia

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tre të dyshuarve për plagosjen që ndodhi të dielën në Pejë. 

Personat e kërkuar janë: Arian (Misin) Qelaj, i lindur më 20.06.1981, Yll (Arian) Qelaj i lindur më 29.07.2003 dhe Altin (Rifat) Qelaj i lindur më 01.10.2005. sipas Policisë që të tre janë të lindur nё fshatin Maznik të Deçanit.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. 

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) - 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë - E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.