Prokuroria Themelore ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e cila ndodhi të mërkurën mbrëma në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, e ku i dyshuari për këtë rast ndodhet akoma në arrati.
Siç thuhet në njoftim, është mundësuar sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në kuadër të këtyre veprimeve është mundësuar edhe sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, të cilët do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjeve të personit të dyshuar dhe viktimës. Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Një person humbi jetën në Prishtinë në mbrëmjen e të mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë njoftoi se rreth orës 20:30 është raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Sali Nivica”. Në vendin e ngjarjes u gjet pa shenja jete një person.