Prokuroria Speciale do të ankohet në Gjykatën e Apelit për vendimin e Themelores që i liroi të dyshuarit për transportin e 1 milion eurove, të cilët u kapën në pikëkalimin kufitar në Merdar të mërkurën.
Gjykata Themelore të premten (dje) vendosi ta refuzojë kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e tre të dyshuarve E.A., A.K. dhe A.L., me arsyetimin se nuk ka pasur as prova minimale për veprën për të cilën akuzohen. Prokuroria i arrestoi të dyshuarit nën dyshimet për veprën penale “shpëlarja e parave”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës ne Gjykatës e Apelit ndaj vendimit të shkallës së parë”, ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Të dyshuarit u kapën duke transportuar 1 milion eurot e padeklaruara të fshehura në një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e një minibusi. E.A. po drejtonte mjetin. Njëri prej të dyshuarve, A.K., ishte polic në Tiranë që u suspendua pas arrestimit.
Në brendi të minibusit janë gjetur 18 pako me para, të përbëra nga bankënota të ndryshme prej 10, 20, 50, 100 deri në 200 euro, secila me nga një numër të shënuar në qesen me të cilën janë mbështjellë.
Minibusi, i cili po qarkullonte nga Serbia në drejtim të Kosovës, ka qenë pa udhëtarë, gjë kjo që për zyrtarë të Doganës ka përbërë indikacion për kontroll të detajuar.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se identifikimi i këtij rasti është mundësuar falë skanerëve me rreze X, të cilët janë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e që kanë filluar punën më 24 janar të këtij viti.