Kronikë

Prokuroria Speciale thotë se Mefail Shkodra po hetohet për dy raste

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale përmes një përgjigje ka bërë të ditur se është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj të dyshuarit Mefail Shkodra, tashmë i dyshuar kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Siç bëhet e ditur ,e datë 25 prill 2025, PSRK është njoftuar nga Policia e Kosovës për paraqitjen e një kallëzimi penal nga ana e B.H. ndaj të dyshuarit Mefail Shkodra.

Prokuroria thekson se menjëherë pas pranimit të informatave, në po të njëjtën ditë Prokuroria ka filluar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme ligjore.

 “Në këtë rast, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprime të tjera hetimore me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Sipas ligjit, paraburgimi mund të kërkohet dhe të caktohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale”, thuhet tutje në njoftim.

Prokuroria tutje sqaron se  bazuar në raportet e Policisë, pas përfundimit të planit operativ, kontrollit të pronave të të dyshuarve, si dhe pas intervistës se të dyshuarve dhe ankuesit, nuk është pranuar asnjë informacion apo dëshmi që do të tregonte se ankuesi apo ndonjë anëtar i familjes së tij kanë qenë të kërcënuar nga ana e të dyshuarve.

Ndërsa, Prokuroria sqaron se në rastin e parë, i dyshuari M.SH dhe E.SH kanë qenë në paraburgim për katër muaj për disa vepra penale, përfshirë fajden dhe detyrimin.

 “Pas propozimit të avokatëve mbrojtës për zëvendësimin e masës me dorëzani në Gjykatën Themleore në Prishtinë, e njëjta propozimin e tillë e ka përcjell për vlerësim në Prokurori. PSRK-ja pas analizimit të kërkesës, ka dhënë propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, dhe Gjykata ka vendosur zëvendësimin e masës, pasi është vlerësuar se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit. Njëkohësisht ndaj këtyre të pandehurve kjo Prokurori ka sekuestruar 9 prona të paluajtshme në kuadër të këtij hetimi, dhe ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast penal, në përputhje me standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Theksojmë se rasti është ende në fazën e hetimeve, dhe gjithashtu janë duke u siguruar prova në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, thuhet tutje në përgjigje.

Lexo përditësimet tjera
Themelorja Prishtine

Themelorja: PSRK kërkoi lirimin me dorëzani të Mefail e Edonis Shkodrës nga paraburgimi

Gjykata Themelore ka sqaruar lirimin me dorëzani të Mefail Shkodrës dhe të birit të tij, Edonis...