Një rast dhune në familje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Obiliq.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 04:30, ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët.
Nga incidenti lëndime ka pësuar bashkëshorti, i cili ka marrë trajtim mjekësor.
Të dy palët janë intervistuar nga policia dhe, pas konsultimeve me prokurorin e rastit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Autoritetet po vazhdojnë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.