Dy persona janë arrestuar në Vragoli pas një rrahjeje mes disa personash.
Policia njoftoi se një prej të dyshuarve pas rrahjes ka ndezur zjarr afër shtëpisë së një personi.
Rasti është iniciuar për zjarrvënie.
“Është raportuar se pas një rasti rrahje mes disa personash meshkuj kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas ka ndezur një zjarrë afër shtëpisë së viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.