Në dy raste të ndara disa persona janë rrahur mes vete, disa prej të cilëve kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Në rastin e parë në fshatin Shtedim të Podujevës të enjten janë rrahur mes vete disa persona dhe katër janë arrestuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar një rrahje mes disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Janë arrestuar katër të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Kurse, në Prishtinë pesë të dyshuar janë rrahur pas një mosmarrëveshjeje dhe të pestit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësua lëndime trupore. Pas tretmanit mjekësor, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.