(Tekst i përditësuar) - Pas dyshimeve për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Policia ka evakuuar qytetarët të cilët gjendeshin brenda.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se informatën për mjet të dyshuar e kanë marrë në orën 18:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 18:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, thuhet në përgjigje.