Disa zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht në Prishtinë gjatë arrestimit të një personi të dyshuar.
Rasti ka ndodhur më 9 qershor, ku policët kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në repartin e Psikiatrisë.
Prokurori ka iniciuar rast si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Raportohet se gjatë arrestimit të të dyshuarit mashkull kosovar i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë me urdhër të prokurorit”, thuhet në njoftimin e plotë policor.