Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen 2 kg heroinë, armë e fishekë në Suharekë, arrestohen tre persona

Droge

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se tre persona janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nën dyshimin se merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e substancave narkotike të llojit heroinë.

Gjatë kontrollit atyre iu janë zënë rreth 2 kilogramë drogë heroinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë kontrolleve në disa lokacione janë gjetur edhe numër i konsiderueshëm i armëve e municionit. Përveç disa armëve, atyre iu janë gjetur edhe 544 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Bazuar në dyshimin e bazuar, të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në kuadër të një grupi, duke u marrë me shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike të llojit heroinë. Gjatë operacionit në aplikim të masave të veçanta hetimore dhe në infiltrim brenda grupit janë sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit "heroinë", e cila dyshohet të ketë qenë e destinuar për treg ilegal. Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhërkontrolleve në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i konsiderueshëm armësh dhe municioni, përfshirë katër (4) pistoleta, një (1) pushkë gjuetie, dy (2) karikator të pistoletave dhe, rreth pesëqind e dyzet e katër (544) fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat mbaheshin në kundërshtim me ligjin përkatës për armët”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Përveç drogës dhe armëve, atyre iu janë sekuestruar edhe para të gatshme, telefona dhe dy vetura të cilat sipas njoftimit, janë përdorur për takime dhe shkëmbim të substancave narkotike.

Ndaj tyre është kërkuar edhe caktim i masës së paraburgimit.