Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë sekuestruar 750 pula që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.
Në njoftimin e doganës thuhet se të enjten kanë ndaluar një automjet transportuar me targa vendore dhe gjatë kontrollit të tij është vërejtur se kishte të ngarkuara 750 pula të gjalla, pa asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. Rasti mbetet të procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.