Pesë kilogramë marihuanë janë sekuestruar në Gjakovë të mërkurën, ndërkaq është arrestuar një person.
Sipas njoftimit për media, Policia fillimisht për të dyshuarin kishte marrë informacione se po shiste substanca narkotike, e më pas ka realizuar kontrollin në pronën e të dyshuarit.
Si prova janë gjetur 5 kilogramë e 43 gramë marihuanë, 40 euro dhe një telefon mobil.
Lidhur me rastin, pas konsultimeve me prokurorin kompetent, është proceduar rasti ndaj të dyshuarit të lartcekur për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.