Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane është mundësuar identifikimi dhe sekuestrimi i pasurisë që dyshohet së është përfituar përmes veprimtarive kriminale e që ka të bëjë me mashtrim kompjuterik.
Pasuria e sekuestruar është në vlerë rreth 100 mijë euro. Po ashtu është lëshuar edhe urdhër ndalues për këtë pasuri për të cilën janë njoftuar edhe bankat në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Prokurori i Shtetit, pasuria e sekuestruar, në vlerë rreth 100.000 (njëqind mijë) euro, dyshohet se buron nga veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është lëshuar urdhër ndalues për këtë pasuri, për të cilin janë njoftuar edhe bankat komerciale në Kosovë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, në veçanti të krimeve kibernetike”, thuhet në njoftim.
Të dielën, nën dyshimin për mashtrim kompjuterik Policia e Kosovës arrestoi dy persona të dyshuar. Po ashtu u bastisën dy lokacione në fshatin Samadraxhë të Suharekës dhe tri lokacione të tjera në Prishtinë.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan mbi 48 mijë euro para të gatshme, dhjetë vetura në vlerë rreth 1 milion euro si dhe pajisje elektronike si prova.