Kronikë

Sekuestrohet autobusi në Prizren, shoferi kishte masë ndalimi

Autobusi i sekuestruar në Prizren

Një autobus është sekuestruar nga Policia në Prizren pasi drejtuesi i tij ka rezultuar të ketë masë ndalimi aktiv për drejtim të automjeteve motorike. 

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se autobusi është ndalur të martën mbrëma dhe është i një kompanie nga Lipjani. 

“Rreth orës 18:17 në rrugën ‘Tranziti i Ri’ në Prizren, ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani. Pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26.12.2025”, thuhet në njoftim. 

Sipas njoftimit, ndaj personit është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 eurosh, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar.