Mbi 355 kilogramë narkotikë të konfiskuar janë shkatërruar në Prizren nën mbikëqyrjen nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia.
Me autorizim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka marrë pjesë të hënën në procesin e shkatërrimit të substancave narkotike të konfiskuara në raste të ndryshme penale.
Shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, i përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës, duke respektuar procedurat standarde dhe masat e sigurisë. Procesi u realizua në një ambient të licencuar, në përputhje me kërkesat ligjore.
Gjatë këtij procesi janë shkatërruar: marihuanë: 347 kg e 804.79 g, kokainë: 886.89 g, heroinë: 7 kg e 788.7 g, bimë kanabis: 8 copë, fara kanabisi: 100 kg + 37.7 g, kërpudha narkotike: 155.7 g, monedha të letrës: 160 euro, valixhe (çanta): 3 copë.
“Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren.