Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar të dielën se ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes në një livadh në Gjakovë.
Policia ka njoftuar të hënën se njësia policore e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Atje kanë dalë njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer në mënyrë të sigurt.