Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është raportuar i zhdukur, pasi kishte dalë të mblidhte gështenja në mal. Që nga atëherë, është bërë e ditur se ka humbur kontaktet me familje.
Për gjetjen e tij, nga Policia njoftohet se janë angazhuar njësitë e kërkimit nga Kosova e Shqipëria.
“Raportohet se viktima, shtetas i Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësitë policore, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e Shqipërisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.