Kronikë

Shtetasi izraelit ndalohet në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara

Aeroporti Rinas - kapja e 194 mije euro te padeklaruara, procedohet shtetasi izraelit

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka ndaluar një shtetas izraelit në aeroportin e “Rinasit” ndërsa kishte tentuar të hynte në Shqipëri me 194 mijë euro të padeklaruara. 

Shuma e parave është sekuestruara, ndërsa 45-vje[ari është proceduar penalisht.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar Policia e Shtetit.