Kronikë

Shtiu me armë në dasmë, 56-vjeçarit i konfiskohet arma dhe leja e saj

Të shtëna me armë zjarri

Policia në Ferizaj, njofton se sot pasdite ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihajl Grameno”, gjatë një ceremonie dasme. Pas bisedës me të dyshuarin Sh.I (56 vjeç), ai e pranoi se kishte shtënë më armë zjarri, por të njëjtën thotë se e kishte me leje. Policia ia konfiskoi armën dhe lejen.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me personin e dyshuar, Sh.I., (56 vjeç), i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma e tipit pistoletë, 8 gëzhoja, si dhe leja e armës”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari po ashtu u shoqërua në stacionin policor dhe më pastaj u lirua në procedurë të rregullt. Rasti u inicua si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.