Kronikë

Sulmuan dy gra dhe një burrë, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë

arrestim

Dy burra janë arrestuar gjatë mbrëmjes të së dielës në Prishtinë, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy gra dhe një burrë.

Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. 

Motivet e këtij sulmi fizik nuk janë bërë të ditura.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.