Një zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës është plagosur në mbrëmjen e së hënës në “Rrugën B” në Prishtinë.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Policia e Kosovës, por edhe zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeka bëri të ditur se ky incident nuk lidhet me detyrën e të plagosurit dhe se Prokuroria ka nisur hetimet.
“IPK ju konfirmon se në incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në Rrugën ‘B’ në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare. Aktualisht Policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, thuhet në përgjigjen e Bekës për KOHËN.
E zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KOHËN se i dyshuari është identifikuar dhe gjendet në arrati.
“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka njoftuar Ahmeti.
Gjendja e zyrtarit të IPK-së të plagosur është jashtë rrezikut për jetë, ka treguar për KOHËN, drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla.
Syla ka thënë po ashtu se pas të gjitha ekzaminimeve të nevojshme do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë.
"Po është sjellë një i plagosur me armë zjarri në Qendrën Emergjente. Gjendje e tij është stabile për momentin dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve në Qendrën Emergjente, do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë", ka thënë Syla.