Një incident zjarri mbrëmjen e së mërkurën në rrugën Gjilan-Kamenicë ka lënë të plagosur një person.
Sipas Policisë, në incident janë përfshirë dy automjete që ishin në lëvizje.
Policia ka nisur hetimet dhe po kërkon personat e dyshuar për rastin, derisa në vendngjarje ka sekuestruar provat.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informacion për një incident me armë zjarri të ndodhur në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, njoftoi Policia.