Kronikë

Tentim vrasje në Prishtinë, tre persona sulmojnë me thikë të miturin

therje

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Prishtinë dhe armëmbajtje pa leje.

Njëri prej të dyshuarve është i mitur. 

Të dyshuarit kanë sulmuar me thikë një person. Viktima është dërguar në QKUK. 

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.