Një i mitur në Gjakovë është therur me thikë mesditën e sotme. Viktima është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili njoftoi gjithashtu se i dyshuari për këtë rast akoma ndodhet në arrati.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30. Viktima është jashtë rrezikut për jetë, megjithatë për trajtim të mëtutjeshëm i njëjti është transferuar për në QKUK. I dyshuari është identifikuar por për momentin është në arrati”, thuhet në përgjigjen e Graishtës
Ky rast po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.