Një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë gjatë një përleshje që thuhet se ka ndodhur të dielën mes katër të miturve në Obiliq.
Lëndime kanë pësuar edhe tre të miturit e tjerë të përfshirë në rrahje.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri prej të dyshuarve thuhet se është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.