Një person në Mitrovicë ka marrë lëndime në parkun e qytetit të shtunën, pasi raportohet se u sulmua nga dy persona të tjerë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, ndërsa rasti po hetohet.
“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.