Kronikë

Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari

Therje me thikë

Foto-Ilustrim

Foto: Alban Bujari

Një person është arrestuar në Prishtinë për lëndim të rëndë trupor.

Në rastin e ndodhur të premten, Policia ka njoftuar se i dyshuari kishte sulmuar me thikë viktimën.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka dhe është dërguar në trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.