Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një burrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, në rrugën “Metush Krasniqi”. Sipas të dhënave, i dyshuari është ndaluar nga policia menjëherë pas incidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.