Anglia e ka nisur me fitore të vështirë Botërorin e këtij viti. “Tre Luanët” fituan ndaj Kroacisë 4:2, në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Arlington të Teksasit.
Ndeshja i takoi Grupit L, ku janë edhe Gana dhe Panamaja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnglezët hasën në vështirësi në pjesën e parë, ndonëse kishin dy herë epërsi. Harry Kane i shënoi dy golat për Anglinë, një nga penalltia. Për Kroacinë në pjesën e parë realizuan Martin Baturina dhe Petar Musa.
Jude Bellingham menjëherë pas pushimit dhe zëvendësuesi Marcus Rashford në minutën e 85-të, realizuan në pjesën e dytë.
Këto dy përfaqësuese ishin takuar edhe në gjysmëfinale të Botërorit 2018. Kroacia kishte avancuar në finale, pas fitores në vazhdime.
Më pas u mposht në finale nga Franca.