Në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë janë thyer shtatë vetura në orët e hershme të së mërkurës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth orës 02:45, nga veturat janë vjedhur gjësende të ndryshme, kryesisht vegla pune. Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësitë e hetuesisë kanë arritur të identifikojnë një të dyshuar, mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të realizuar në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar shumicën e sendeve të raportuara si të vjedhura.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.