Kronikë

Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Durak Rada” në Prizren. 

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 01:00, tre persona të dyshuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur para në vlerë prej 40 eurosh nga dy viktima, një burrë dhe një grua.

Autoritetet bëjnë të ditur se viktimat nuk kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e incidentit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve janë në vazhdim.