Të paktën tre persona janë arrestuar në një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme për disa vepra të ndryshme penale.
Policia për rajonin e Gjilanit ka njoftuar se operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ku njësitet policore, kanë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si; “Detyrimi”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Gjatë kontrollit shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 8,700 euro, një granatë dore, një revole TT me një karikator me shtatë fishekë kalibri 7.62 mm, 145 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një karikator, 201 fishekë të kalibrit 7.62x39 mm, një sprej piper, një gëzhojë 7.62x39 mm, një cigare e mbushur me substancë të dyshuar Mrijuan me peshë 1.1 gr.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit, 37-vjeçari A.K., 39-vjeçari A.K., dhe 25-vjeçari B.th., janë dërguar në mbajtje për 48-orë.