Tri raste të ndara janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”, me ç’rast tre persona u arrestuan ndërsa një ndodhet në kërkim policor.
Rastet janë regjistruar në Ferizaj, Gllogoc dhe Graçanicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Ferizaj, policia pasi identifikoi një të dyshuar për shitblerje të narkotikëve, ai u largua me vrull në drejtim të panjohur. Në afërsi të vendit të ngjarjes u gjet 188.9 gram marihuanë në vlerë 2 mijë euro. I dyshuari po kërkohet nga policia.
“Njësia policore ka identifikuar një mashkull kosovar i dyshuar për shitblerjen e narkotikëve, i cili me të vërejtur policinë është larguar me veturë me vrull në drejtim të panjohur. Në afërsi të vendin të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në vlerë rreth 2000 €”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë në Gllogoc u arrestuan dy persona të mërkurën në mbrëmje pasi gjatë kontrollit të tyre e më pastaj edhe në shtëpinë e njërit nga ta u gjet marihuanë në vlerë 3 mijë e 550 euro
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit si dhe gjatë kontrollit në veturën dhe shtëpinë e njërit prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar 15.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në vlerë rreth 3550€”, thuhet në njoftim të policisë.
Për këtë rast, njëri nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje ndërsa tjetri u lirua në procedurë të rregullt.
Në Graçanicë, një njësit policor gjatë tentimit për ta kontrolluar një të dyshuar, ai ka filluar ikjen në oborret e shtëpive përrteth duke hedhur gjëra gjatë ikjes.
Gjatë kontrollit të lokacionit, policia përveç një sasie të substancës narkotike, konfiskoi edhe një armë zjarri me një fishek.
“Raportohet se njësiti policor gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti ka filluar ikjen në oborret e shtëpive përreth, dhe gjatë ikjes ka hedhur disa gjera. Gjatë kontrollit të lokacionit, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një fishek, dhe një sasi e vogël e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.