Një person ka vdekur në vendin e punës të shtunën në Llapnasellë të Graqanicës.
Sipas njoftimit nga Policia, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, viktima është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.
Policia rastin e ka cilësuar si “dëmtim i pasjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.