Kronikë

Vdes personi i aksidentuar të premten në Sllatinë

Policia

Ka vdekur personi i aksidentuar të premten në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Sllatinë.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima ka vdekur të shtunën, një ditë pasi ishte aksidentuar.

Ai ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Sot me datë 07.02.2026 rreth orës 11:00 derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK – si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.